Dy raste të reja me Covid-19 raportohen në Fier.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarisht të cilët pasi kanë kryer testin e Covid-19 kanë rezultuar pozitiv.

Ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe se nga kush janë infektuar.

Mësohet se çifti i të moshuarve jetojnë në  lagjen “15 tetori” në Fier.

Kujtojmë se deri më tani në vendin zyrtarisht raportohen 277 të infektuar dhe 16 të vdekur nga Covid-19.