Rea Kotani: “Eurodeputetët Szanyi e Benifei të mrekulluar nga mikpritja e LRI”


Kur ka kaluar një javë nga nisja e Festivalit Ndërkombëtar të Internacionales Socialiste (IUSY), me një pritje nga forumi i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe mbështetje nga FRESSH, nënkryetarja e LRI Rea Kotani ka publikuar disa ditë më parë në faqen e saj në rrjetet sociale një moment nga takimi me dy eurodeputetë.

Ata janë Z.Tibor Szanyi dhe Z.Brando Benifei, që janë shpehur të mrekulluar nga mikëpritja e të rinjëve të LRI-së. Rea shkruan se të dy eurodeputetët u mrekulluan edhe nga bukuritë e jugut të Shqipërisë.

Statusi i plotë i saj:

“Sëbashku me dy deputetët e Parlamentit Europian, z.Tibor Szanyi dhe z.Brando Benifei duke përshkruar rrugën fantastike drejt Jalës, për të qenë pjesë e IUSY World Festival të organizuar nga #IUSY dhe #LRI.

Si vizitorë për herë të parë në Shqipëri, ata u befasuan nga bukuritë natyrore të vendit tonë të dashur”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al