Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Lefter po të sqaroj si Sekretar i Pergjthshëm se me veprimin tënd je i vetë-përjashtuar pasi ke refuzuar që prej kohësh të marrësh pjesë në mbledhjet Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë së LSI.

LSI vendosi të mos jetë pjesë e Parlamentit të komanduar nga kriminelët dhe të paguar prej parave të drogës.
Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjesë e LSI nuk vije në Parlament sot vendose të shkosh.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies se mëkateve në inçeneratore, por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelët.
Kushdo në Shqipëri të përgjigjet përpara ligjit deri në fund për çdo abuzim apo përvetësim të parave të qytetarëve shqiptar.