Reagim nga Klevi Pojana/ “Të rinjtë, qytetarët shqiptarë pa dallim, socialistë e demokratë, do zgjedhin alternativën e një shansi për të gjithë, do zgjedhin LSI”

Reagim nga Klevi Pojana/ Nënkryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim
“Nesër do jetë shumë vonë, nesër do shkatërroheni me votë”, shkruan Pojana.
Kujt i drejtohet?

Lexoni statusin e plotë:

Po nesër cfarë do të thoni?!
Do të jetë vonë, shumë vonë kur nesër të merrni në dorë faturën e arrogancës, koncesioneve klienteliste, drogës, shëndetësisë ‘falas’, reformës për ‘arsimin që s’duam’, burgun për hallexhinjtë që nuk paguajnë dot dritat, dhunës ndaj biznesit të vogël, shkatërrimit të ekonomisë, kapjes së medias, lulëzimit të krimit!
Nesër ju dhe banda e oligarkisë ‘Rilindje’ do të shkatërroheni me votë!
Nesër ju që drejtoni gishtin për treguar fajtorin do të merrni përgjigjen e merituar si të vetmit fajtorë për hapat pas të Shqipërisë në këto katër vite dhe në atë cast nuk do të ketë bandë, makina të blinduara apo bodyguard që do t’ju mbrojë!
Ju jeni vrasësist e mijëra ëndrrave rinore, ju jeni vrasësit e shpresës por ju kurrsesi nuk mund dhe nuk do të jeni vrasësit e së ardhmes!
Përgjigjen do ta merrni në datë 25 dhe atëherë do të jetë vonë për lëpirje dhe falje!
Të rinjtë, qytetarët shqiptarë pa dallim, socialistë e demokratë do zgjedhin te jenë të parët! Do të zgjedhin alternativën e një shansi për të gjithë! Do të zgjedhin LSI!
Suksese në jetë!

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al