Reagimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për ngjarjen në Bulqizë

Kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme në Bulqizë ku mbetën të asfiksuar 60 nxënës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, znj. Kryemadhi tha se u kërkon falje për realitetin e hidhur të instaluar në këto 27 vjet.

“Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e rradhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë! 🙏🏻

Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.”– shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al