Reagimi i Petrit Vasili për taksën e biznesit të vogël: “Kryeministër mjaft gënjeve!”

Debati për TVSh-në (taksën e biznesit të vogël) ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Petrit Vasili.

Z.Vasili ka komentuar gënjeshtrën e rradhës nga kryeministri aktual lidhur me premtimin e taksës së biznesit të vogël që është akoma ekzistuese.

Më tepër ai shkruan si mëposhtë:

“Kur gënjen kryeministri, në 2015-n apo 2017-n për TVSH-n e biznesit te vogel?

Ca gojtare te palodhur terbuan dynjane, qe te na bindin se kryeministri nuk genjen. Kot lodhin veten. Nese dine shkrim e kendim, te mos tremben dhe te lexojne ç’ka thene kryeministri ne 2015-n per TVSH-n e biznesit te vogel dhe cfare ka thene ne 2017-n: te shohin qe nje here i ka quajtur ALEATE dhe pastaj ARMIQ. Keta gojtaret e kryeministrit ta sqarojne ate vete dhe jo neve per keto rrukullima logjike. Dihet qe shkollepaku qe ia fut kodra pas bregut kur flet per ekonomine, por asnje nga ne s’ka asnje detyrim t’i besoje e t’u beje fresk lajthitjeve te tij. Kryeministri i paditur do qe te luftoje te varferit qe te varferoje te pasurit. Neqoftese gojtaret jane te lumtur qe te asgjesohen te varferit per qejf te kryeministrit dhe oligarkeve, aferim u qofte!”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al