Reagon Panariti/ Ju nuk financoni fermerin

Erjon Braçe ka shkruar sot në facebook se bujqësia është në vitin më të vështirë, dhe se një pjesë e madhe e bujqve nuk kanë para për të mbjellë në sezonin e ri.
Pas këtij shkrimi ka ardhur edhe reagimi nga ministri i Bujqësisë, Edmond panariri.

Panariti shkruan në facebook se është Braçe ai që nuk don t’ia dijë për situatën e vështirë të fermerëve, pasi sipas tij bujqësia dhe fermerët financohen 5 herë më pak se Kosova dhe 10 herë me pak se Maqedonia.

Postimimi i plotë i Panaritit
Pyet Brace me statusin e jashtëtokësorit!! A e di njeri në shumicë, që bujqësia është në emergjencë Përgjigja ime: E di shumë mirë dhe para së gjithash ti, si kryetar i komisionit të ekonomisë në parlament, por edhe ata që kanë thesin e parave të këtij vendi. Por në të vërtetë unë mendoj qe ju as që doni t’ia dini. Hiç fare!!! Nuk doni t’ia dini fare, për deri sa e financoni bujqësinë dhe fermerin 5 herë më pak se Kosova dhe 10 herë me pak se Maqedonia.

As që ju bëhet fare vonë, përderisa i jepni asaj naftë me çmimin e pakicës të Zvicrës dhe Danimarkës. As qe pyesni fare, përderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekanikën bujqësore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese më të lartat në rajon. As që bëheni merak kur i kërkoni fermerëve të parapaguajnë një vit sigurime shoqërore, kur ata ende s’kanë filluar mbjelljet, ndërsa OSHEE, si xhandar u kërkon atyre faturat e energjisë përpara se të mund të përfitojnë nga subvencionet. Ja u morëm shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! …. Bravo, plotësisht dakord me ty.

Por nëse vërtetë ndjen dhimbje për fermerët, shpall taksa dhe tatime zero për bujqësinë… Moratorium fiskal te plotë…sikundër propozuam ne. Jepi fermerit, të paktën pesë herë më shumë para, aq sa merr vëllai i tij në Kosovë që të ngrihet më këmbë e të mos shesë nën kosto.. A e bën dot?… Tani tepsinë dhe timonin i ke vete.

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al