Erklent Krifsa/ LSI është verbuar kur ju ka vendosur ju dhe njerëz të tjerë si ju për të përfaqësuar ëndrrat, dëshirat, idetë e 54,292 votuesve të saj

Kryetari i LRI-së së Tiranës, Erklent Krifsa ka reaguar kundra deklaratës së këshilltres së bashkisë Genta Mezini, e cila u shpreh se qytetarët e votuan për të Tiranën dhe jo për të mbështetur LSI në një garë qorre.

Krifsa i kujton Mezinit se ishte puna e qindra, mijra anëtarëve që e bënë anëtare të këshillit.

Statusi i plotë:

Genta, une dua tju kujtoj qe ti je keshilltare sot sepse punuan qindra-miijera anetare, duke filluar nga programi qe ju e keni shperndare vete me doren tuaj ne vitin 2015, deri tek detaji me I vogel i fushates.
Qytetari per ju ishte I pari, dhe interesat e tij ishin primare ne axhenden tuaj si keshilltare. Kjo ishte ajo qe ju premtuat gjate gjithe fushates, gje qe e shkelet qe ne diten e pare qe u ulet ne karrigen e keshilltarit.
Ti thua qe LSI vazhdon garen qorre, kurse une them I vetmi moment qe LSI eshte verbuar ka qene kur ju ka vendosur ju dhe njerez te tjere si puna juaj per te perfaqesuar endrrat, deshirat, idete e 54,292 votuesve te saj ne zgjedhjet e vitit 2015.
E dashur Genta, nje njeri me emer te mire dhe nje profesioniste e zonja si ti nuk mund te jete nje vegel qorre e asnje subjekti politik, sepse ju jeni vegel qorre e pushtetit politik.
Me vjen shume keq qe ideali dhe puna juaj nder vite u hodh poshte nga deshira e pushtetit. Shpresoj qe kete ane tuajen ta keni vetem ne politike dhe jo ne profesionin tuaj si mjeke”.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al