Real Madridi ka konfirmuar sot se Karim Benzema ka thyer gishtin e vogël të dorës së djathtë në fitoren e Real Madridit ndaj Betisit në transfertë.

Sulmuesi francez u rrëzua në tokë gjatë një dueli në fund të pjesës së parë dhe zuri dorën keq, ndaj theu gishtin e vogël.

Ai u zëvendësua menjëherë, pasi nuk ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe klubi madrilen konfirmoi sot dëmtimin.

“Lojtari ka pësuar një thyerje në gishtin e pestë të dorës së djathtë. Gjendja e tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.