Sot në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet ndeshja e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Për këtë ndeshje trajneri Santiago Solari ka grumbulluar 20 futbollistë, që do të jenë me skuadrën në fushë dhe bankinë.

Bie në sy mungesa e Iscos, i cili ka patur probleme me shpinën, por në listë nuk është as emri i Mariano Diaz, i cili mungoi në sfidën ndaj Levante. Po ashtu mungojnë edhe Brahim Diaz e Vallejo.

Takimi i parë i zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi në barazim 1-1, ndërsa akti i dytë pritet të jetë akoma edhe më i nxehtë pasi do të përcaktohet finalisti i parë në Kupën e Mbretit.