Udhëzimet

Hapi 1

Spinaqin e pastrojmë, lajmë dhe e grijmë në shirita.

Hapi 2

 

Më pas e fërgojmë bashkë me qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë kripën, piperin e arrën moskat.
Hapi 3
Njëkohësisht përgatisim brumin për krepa, duke rrahur bashkë vezët me qumështin e miellin.
Hapi 4

 

Pasi të jetë ftohur spinaqi, ia shtojmë brumit të krepave.
Hapi 5

Më pas, krepat i fërgojmë si zakonisht.

Hapi 6
 Para servimit dhe derisa janë ende të ngrohta, i lyejmë me krem djathi.

Ju bëfshin mirë.