Përbërësit për 16 petulla:

  • 2 mollë jeshile
  • lëngu i 1 limoni
  • 30 gr sheqer
  • pak kanellë pluhur
  • Për brumin:
  • 150 gr miell
  • pak kripë
  • 200 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 8 gr pluhur fryrës për ëmbëlsira
  • Prë skuqjen
  • vaj luledielli

 

Përgatitja:

  • Për t’i përgatitur petullat e mollëve, nisni me brumin: Në një tas qelqi rrhihni vezët, shtoni qumështin,  pak kripë, si dhe sitni miellin.
  • Shtoni pluhurin pjekës dhe përzjeni të gjithë përbërsit me rrahëse veze derisa të merrni një brumë homogjen dhe pa kokrriza.
  • Sapo të jetë gati, lëreni mënjanë brumin. Shtrydhni lëngun e limonit që do t’ju shërbejë për të mos u nxirë mollët. Më pas qëroni mollët dhe me një prerëse mollësh ose majë thike hiquni mesin pa u prishur formën, në mënyrë që merrni disa forma rrethore me vrimë në mes.
  • Pritini në trashësi 5 mm, vendosini në një tavë dhe spërkatini me lëngun e limonit që të mos nxihen. Në një tenxhere vendosni vajin të nxehet në temperaturë 170 gradë. Për provë, vendosni vetëm një fetë molle që të siguroheni se e mbulon vaji. Më pas kalojini fetat e mollëve tek brumi duke u siguruar që të mbulohen mirë dhe skuqini në vajin e nxehtë. Gjatë skuqjes, kthejini nga ana tjetër.
  • Më pas vendosini në një letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt. Në një tas të vogël përzieni 30 gr sheqer dhe pak kanellë pluhur për të aromatizuar petullat. Spërkatini ato me këtë përzierje.