Redi Mancila: “Kampi i LRI në Jalë plot vizion dhe ide”

Ndodh që shumë gjëra të bukura në jetë duhen provuar që t’i shijosh ashtu siç duhet dhe LSI Summer Camp është definitivisht një eksperiencë unike, e pakrahasueshme me asgjë tjetër në llojin e saj.

Për mua personalisht është hera e dytë që marrë pjesë në këtë aktivitet kaq energjik të ideuar, projektuar dhe zhvilluar që nga fillimi deri në fund nga ekipi i palodhur i LRI. Çdo kamp përmban karakteristikat e tij të ndryshme nga viti i shkuar duke sjellë gjithmonë diçka të re.

Por dhe kamp pa punë nuk mund të ketë. Të organizuar në grupe të njesive apo qyteteve që u përkasin, të rinjtë duhet të përmbushin detyrimet e tyre ndaj kampit me korrektësi që gjtihçka të vazhdojë në harmoni.

Gjatë ditëve në kamp janë të ftuar figura të shquara, drejtues apo intelektualë shqiptarë që ndajnë me të rinjtë eksperienca, apo flasin mbi tema që atyre u intereson më së shumti.

Loja e Partive është një karakteristikë tjetër e kampit. Pjesëmarrësit në kamp kompletohen të gjithë me një byzylyk identifikues me ngjyrën përkatëse të partisë që ata bëjnë pjesë. Partitë sigurohen që në kamp mos të kesh kurrë asgjë për të bërë.

Party në bregdet, aktivitete sportive dhe ndihma ndaj banorëve të kampit janë pikat kryesore ku partitë mbështeten për të siguruar votën e çdo anëtari të kampit në garën politike, qoftë ai anëtar i një partie rivale.

Jala nuk është thjeshtë një pikë turistike për pushuesit. Gjatë gushtit ajo mbushet me të rinj plot energji, vizione dhe besim, që kanë një qëllim të përbashkët: – “Të çojnë përpara vetën, të çojnë përpara familjet e tyre, të çojnë përpara LSI dhe ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë ne”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al