Reforma në drejtësi, diskutohet kapitulli për prokurorinë

1463405097drejtesiaaaKomisioni i posaçëm për reformën në drejtësi do të vijojë punën të mërkurën me diskutimin e paketës së rishikuar të ndryshimeve kushtetuese dhe konkretisht kapitullin që lidhet me prokurorinë.
Pas kalimit të kapitujve për Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat, sot komisioni do të diskutojë amendimet në Kushtetutë për organin qendror të akuzës, të cilat janë të fokusuara ndër të tjera, tek zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, te rikonceptimi si një organ i pavarur i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe tek krijimi i një Inspektoriati të Pavarur që të pajiset me kompetencën e hetimit të shkeljeve disiplinore dhe ankesave kundër prokurorëve të të gjitha niveleve.
Ndërsa sa i takon hetimit të çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, propozohet krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al