Reforma në Drejtësi, Meta-Hahn: Pas miratimit me konsensus, implementimi është më i sigurtë

Meta -HanKryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Gjate kësaj bisede telefonike mes Komisionerit Hahn dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet ne Filadelfia, Hahn shprehu përgëzimet e tij për arritjen e konsensusit dhe miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për të gjithë forcat politike parlamentare dhe BE dhe veçanërisht ndaj Komisionerit Hahn për ndërhyrjen e tij të vendosur për përmbylljen me konsensus të plotë dhe me sukses të kësaj reforme madhore.

“Pas miratimit të saj me konsensus, implementimi i saj është më i sigurt, por edhe ecuria e mëtejshme e integrimit evropian është më e sigurtë dhe më e qartë”, theksoi Meta.

Nga ana e Tij, Hahn falenderoi Z. Meta për përpjekjet e tij të vendosura për konsensus dhe shprehu bindjen se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe në një rrugë më të qëndrueshme drejt BE-së.

Meta garantoi z. Hahn se do të vazhdojë përpjekjet e tij të vendosura për fillimin e zbatimit sa më parë të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur nuk duhet të jetë momental, por të shërbejë si shembull për forcimin e dialogut politik dhe thellimin e të gjitha reformave në të gjitha fushat.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al