Presidenti Ilir Meta deklaroi se opozita reale duhet të përfshihet në reformën zgjedhore, si një nga pikat e vendosura nga BE.

Po ashtu, kreu i shtetit theksoi se prej 4 vitesh ka bërë thirrje për heqje dorë nga lojërat politike dhe miratimin e reformës në drejtësi.

“Kur kam parasysh këshillin politik, nuk kam thjesht parasysh këshillin politik të reformës zgjedhore, pasi mund t’i vënë dhe emër tjetër. Por kuptohet se gjithë ato çështje që kërkojnë nga BE, përfshirje të opozitës reale. Duhet gjetur mekanizëm për përfshirje të opozitës reale. Që nga parlamenti, që nga problemet e mosfunksionimit të institucioneve të tjera, kërkohet vendosja e legjitimitetit. Sa më takon mua kam 4 vite që them; stop lojërave për reformën në drejtësi. Shohim lojëra dhe jo produkt serioz. Shikojeni se sa kushte janë tani. Shqetësimi është i drejtë, pasi aktorët politikë, kanë luajtur me këtë çështje. Presidenti është kryetar shteti, dhe jo aktor politik. Ai ka qenë gjithmonë në kryet të detyrës. Presidenti ka kërkuar bashkëpunim të të gjithëve.”, pohoi ai.