Reforma zgjedhore, Meta: Klasa politike të jetë e angazhuar, ka detyrim të krijojë besueshmëri

fzh_5074“Klasa politike dhe të gjitha strukturat e tjera duhet të angazhohen për miratimin e reformës zgjedhore”.
Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili mori pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të ACEEEO-s, theksoi se klasa politike ka detyrim që të krijojë besueshmëri. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa para në procesin zgjedhor, zgjedhje parlamentare që do të mbahen në 2017-ën.
“Ne jemi krenarë që Shqipëria si në shumë organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, luan një rol aktiv ndërkombëtar edhe në fushën e zgjedhjeve përmes KQZ. Por pavarësisht progresit substancial në menaxhimin dhe organizimin e proceseve zgjedhore në vendin tonë, jemi të ndërgjegjshëm për sfidat me të cilat përballemi edhe ne në drejtim të garantimit të pavarësisë dhe integritetit të tërë procesit zgjedhor, dhe patjetër të institucioneve që e administrojnë atë. Këto sfida lidhen ngushtë me administrimin e proceseve zgjedhore, me stabilitetin e legjislacionit zgjedhor, me mënyrën si përmbushen rekomandimet e OSBE/ODIHR, me transparencën dhe me financimin e fushatave zgjedhore, dhe patjetër në kuadrin e këtij shekulli dixhital, edhe me zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të reja, të cilat shihen si një sfidë e së ardhmes edhe në shumë vende të tjerë të zhvilluar”, – tha Ilir Meta.
Kryetari i Kuvendit theksoi se zgjedhjet demokratike, të drejta, të lira dhe të barabarta janë thelbësore për konsolidimin e stabilitetit institucional në vend dhe për legjitimimin e qeverisjes.
“Nga ana tjetër, janë edhe një detyrim përballë partnerëve tanë evropianë, ndërkohë që Shqipëria avancon në axhendën e saj drejt çeljes së negociatave me Unionin Europian. Si Kryetar i Kuvendit, dua të vlerësoj se përgjegjshmëria për një proces zgjedhor sa më transparent e demokratik të standardeve më të larta europiane është e përbashkët, jo vetëm e institucioneve dhe trupave zgjedhore, por e gjithë klasës politike, e grupeve të interesit, e shoqërisë civile dhe e mbarë shoqërisë sonë. Ndërsa flasim shpeshherë për standarde bashkëkohore evropiane, duhet të mos harrojmë se zbatimi i parimeve bazë të kulturës zgjedhore evropiane, ka një rëndësi thelbësore për konsolidimin e çdo aspekti të proceseve zgjedhore në Shqipëri, të cilët duhet të reflektojnë transparencë, besueshmëri, qëndrueshmëri dhe rezultate të prekshme në drejtim të standardeve që duhen arritur”, – vijoi Meta.
Sakaq, Kryetari i Kuvendit shprehu një falënderim të veçantë për rolin që OSBE/ODIHR ka luajtur dhe vazhdon të luaj jo vetëm në monitorimin e proceseve zgjedhore dhe në rekomandimet që harton për autoritetet dhe institucionet e vendit tonë. Meta shprehu mbështetjen e tij për përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore.
“Dua të shpreh mbështetjen e plotë për përshpejtimin e punës së Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për këtë qëllim i kemi kërkuar gjithashtu edhe zyrtarisht misionin të ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre për zbatimin e rekomandimeve. Vitin e ardhshëm në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme politike, ndaj ky komision, në respektim të Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, duhet të përfundojë sa më parë punën e tij të orientuar prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri, të orientuar nga parimet e trashëgimisë zgjedhore Evropiane, por edhe të shfrytëzojë idetë, përvojat dhe praktikat më të mira që ekzistojnë”, – deklaroi ndër të tjera gjatë fjalës së tij Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al