Shumë nga ne mezi zgjohen në mëngjes, shpesh pa vullnet. Të vetmin shpëtim atëherë e paraqet kafja e nxehtë e mëngjesit. Pse është kështu? Kafja nuk është vetëm e shijshme, por edhe burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Ajo energji na ndihmon që të çohemi sa më lehtë, të përgatitemi për obligimet e përditshme dhe shumë shpejt na e përmirëson përqendrimin. Por, sa është e shëndetshme kafja? Shumë hulumtime mjekësore kanë vërtetuar efektin e saj te parandalimi i sëmundjeve të qarkullimit të gjakut dhe të zemrës.

Sulmet në zemër

Një deri në dy filxhanë në ditë reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër për më shumë se 20 për qind. Kafja ndoshta nuk relakson muskujt dhe nuk qetëson organizmin, por përmirëson përqendrimin. Si shembull përmendet humbja e kujtesës, sëmundja e Alzheimerit, kolesteroli i ngritur dhe sulmi në zemër. Kafja nuk është vetëm e shëndetshme si pije, por ka efekt kundërinflamator edhe në shtesat e kremrave, vajrat eterike shtëpiake ose shamponët. Në mënyrë natyrale e lubrifikon lëkurën, e bën lëkurën më të butë, ndërsa te shamponi stimulon rritjen e flokëve. Nutricionistët madje konsiderojnë që njerëzit, të cilët rregullisht pinë kafe jetojnë më gjatë. Ndihmon te çrregullimet tretëse. Përshpejton metabolizmin dhe vepron si laksativ natyral që zhdukin problemet me kapsllëkun.

Anët e këqija

Kemi konkluduar që kafja ka anët e mira dhe të këqija. Gjithçka varet nga sasia e konsumimit të saj. Kurrsesi nuk duhet ta teproni, dy deri tre filxhanë kafe në ditë janë të mjaftueshëm. Konsumimin e kafeinës nuk ua rekomandojmë të miturve e as femrave shtatzënë. Kafja nuk është e mirë as për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike sepse do t’i zgjojë edhe më shumë.