Një shpërthim masiv fishekzjarresh në qiellin e Kolorados ka vendosur rekordin e ri botëror.

Fishekzjarret me një peshë 1270 kilogramë  kanë fluturuar në lartësi 671 metër, para se të shpërthenin dhe të kthenin qiellin në ngjyrë të kuqe, duke sjellë entuziazëm te njerëzit që po e shihnin.

(VIDEO)Tim Borden i ‘Steamboat Springs’ kryesoi ekipin që punoi 7 vite për të arrirë këtë rekord.

Fillimisht rekordi u përpoq të arrihej vitin e kaluar, por dështoi kur fishekzjarret shpërthyen pa u ngritur ende nga toka.

Përfaqësuesit e Rekordeve Guinness ishin të pranishëm, duke verifikuar që ky shpërthim ishte më i madhi në botë.

Fishekzjarret e përdorura ishin rreth 400 kilogram më shumë sesa ato që u përdorën në rekordin e mëparshëm, i vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2018, që peshonte 1087 kilogramë.

Vështirësia për të arritur këtë rekord ka qenë e madhe, pasi dëbora u krijoi shumë vështirësi në transportimin e masës së madhe të krijuar.