738 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spanjë nga koronavirusi.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet atje, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19, duke u renditur i dyti pas Italisë.