Sipas IGJEUM, ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Në qarqet e tjera nuk priten reshje. Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 27 °C

në vendet malore: 13 / 24 °C.

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos ne bregdet.