Instituti i Gjeoshkencave parashikon se ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30 °C

në vendet e ulëta: 20 / 28 °C

në vendet malore: 14 / 26 °C.

ERA

So era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.