Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje në përgjithësi të dobëta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se reshjet në Veri do të shoqërohen me shtëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 22 °C
në vendet e ulëta: 13 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 16 °C

Sot pritet të ketë forcime të përkohshme të erës, sidomos në bregdet ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë, ndërsa rreziku për zjarret në pyje paraqitet “I ULËT” në qarqet: Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë.