Reshje të dendura, Eriona Bixha denoncon: Tirana ka nevojë për punime me standarte, jo për ato që shiu i verës ua nxjerr bojën

Sekretarja Organizative e LSI dhe njëkohësisht edhe këshilltarja në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha me anë të të një postimi ka denoncuar përmbytjen e kryeqytetit pas reshjeve që pushtuan vendin pasditen e sotme.
Sipas Bixhës, Tirana ka nevojë për punime të standarteve të larta dhe jo për ato punime që edhe shiu i verës u nxjerr bojën.

POSTIMI:

“Vetëm 5 minuta dhe jo më shumë” iu desh kryeqytetit të përmbytej mbasditen e sotme. Bashkia duhet të bëjë punë serioze në infrastrukturën e Tiranës duke siguruar për qytetarët e saj shërbim cilësor dhe efikas e të lërë mënjanë shfaqet e vazhdueshme dhe inagurimin e fasadave!
Tirana ka nevojë për punime me standarte dhe cilësi dhe jo për punime elektorale që edhe shiu i verës iu nxjerr bojën!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al