Borussia Dortmundi i ka parë shumë lojtarë të talentuar tek vijnë dhe shkojnë në vitet e fundit, por Marco Reus këmbëngul se nuk do të jetë njëri prej atyre që e braktis klubin.

Veçanërisht e dhimbshme për tifozët e Dortmundit ka qenë largimi i shumë yjeve në drejtim të rivalit të moçëm, Bayern Munichut.

Lojtarë të mëdhenj si Mats Hummels, Mario Goetze dhe Robert Leëandoëski e shkëmbyen Signal Iduna Parkun për Allianz Arenan, por kapiteni Reus e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Duke folur para ndeshjes ndaj Red Bull Leipzig, Reus e ripërsëriti përkushtimin e tij ndaj klubit.

“Nuk do të më shihni duke luajtur në Bayern, ju premtoj”, tha ai për Fankfurter Allgemeine Zeitung.

“Po ashtu, jam gati 30 vjeç dhe ata duan ta rinojnë skuadrën e tyre”, shtoi ai.

Dortmundi është lider i Bundesligës me gjashtë pikë më shumë Bayern Munichu.