“Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”,përfiton nga qeveria Gjemane një grant 3.5 milionë eurosh

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Z. Hellmut Hoffmann firmosën sot Marrëveshjen Qeveritare “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”.

Në bazë të marrëveshjes Qeveria Gjemane do të financojë me një grant prej 3.5 milionë eurosh, fazën e dytë të projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”me një kohëzgjatje nga viti 2016 deri në vitin 2020 . Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Qeveritare, Ministri Koka falenderoi Qeverinë Gjermane për kontributin e vyer dhe të vazhdueshëm për mjedisin shqiptar dhe theksoi se faza e dytë e projektit do të realizojë një menaxhim më të mirë të pyjeve dhe përdorim më të mirë të burimeve natyrore.“Objektivi kryesor i Ministrisë së Mjedisit për Prespa 2 është përfshirja e komunitetit të zonës dhe përdoruesëve tradicionalë në këtë zonë të mbrojtur. Investimet e deritanishme kanë ndihmuar ndjeshëm në zbutjen e varfërisë në zonë, në sensibilizimin e vetë banorëve për pasuritë natyrore dhe nga ana tjetër për të pasur një administratë sa më cilësore e cila vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë homologe në Maqedoni dhe në Greqi” – u shpreh Ministri Koka.

Nga ana e tij, Ambasadori Hoffmann shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e Marrëveshjes duke siguruar se Gjermania është e vendosur të vijojë më tej bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mjedisit. “Gjermania përmes Bankës për Zhvillim KfW dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka zhvilluar programin e Parkut Natyror të Prespës, i cili synon të krijojë barazpeshën mes mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit ekonomik. Natyra nuk njeh kufij shtetesh.”

Projekti bazohet në konceptin e projektit të sapopërfunduar “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë” dhe përqendrohet në investimet e mëtejshme në Parkun Kombëtar të Prespës (PNP) në përfitim të popullsisë lokale, të diversitetit biologjik dhe një mbështetje fillestare për zhvillimin e Rezervës së re të Biosferës të miratuar nga UNESCO.

Qëllimi i Projektit është që të reduktojë shfrytëzimin mbi burimet natyrore, si edhe uljen e varfërisë në pjesën e Shqipërisë, të Rezervës së Biosferës Prespë. Kjo do të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës të popullsisë në Parkun Natyror të Prespës dhe në pjesën shqiptare të Rezervës së Biosferës. Gjithashtu është parashikuar që Parku Kombëtar i Prespës (PNP) do të zhvillohet në një zonë të mbrojtur model për Shqipërinë duke u shndërruar edhe në një institucion trajnimi për zonat e tjera të mbrojtura dhe stafin e tyre.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al