Këngëtarja Rihanna mund të martohet shumë shpejt me miliarderin Hassan Jameel, por historia me Chris Brown vijon të komentohet.

Në postimin e fundit në Instagram, ku promovon linjën e produkteve kozmetike, ka vendosur në sfond këngën e reperit.

Ky detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët i thonë se po flirton hapur me Chris Brown.

Lidhja e tyre mori fund para shumë vitesh për shkak të dhunës fizike që ushtroi reperi tek Rihanna. Megjithatë, shpesh herë ai ka bërë komente provokuese në postimet e këngëtares me të brendshme, por nuk ka marrë asnjë reagim.

Rihanna ka plot dy vite që shijon lidhjen me Hassan dhe pritet që të martohen së shpejti.