Xhejms Harden kthehet në formën e tij më të mirë dhe nxjerr nga kriza Hjuston, duke dhënë shpresa për skuadrën teksane se sezoni i nisur në mënyrën më zhgënjyese do të ndryshojë.

Rokets triumfuan në një sfidë të vështirë kundër Indianës me 12 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 103-115.

Harden ishte njeriu i suksesit për ekipin e tij, pasi mbylli ndeshjen si shënuesi më i mirë me 40 pikë në 37 minuta që qëndroi në parket. Sërish një paraqitje të mirë dhuroi edhe Kris Pol, që realizoi 26 pikë për Hjuston. Mbrëmja e fundit në NBA pa një tjetër yll të basketbollit amerikan si protagonist.

LeBron Xhejms nga ana e tij ndihmoi Los Anxheles Lejkës në fitoren e vështirë me vetëm një pikë diferencë 106-107 kundër Atlantës.

“Mbreti” udhëhoqi skuadrën kaliforniane në rolin e realizuesit më të mirë të ndeshjes me 26 pikë. Dy shifra dopjo në këtë sfidë për Jang me 20 pikë dhe 12 asist. Vazhdon sezonin plot ulje ngritje Boston.

Sëlltiks regjistruan një tjetër humbje, duke u dorëzuar me shifrat 94-100 në fushën e Portlend. Damian Lilard ishte njeriu I fitores për Treil Blezërs me dy shifrat e tij dopjo, 19 pikë dhe 12 asist.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes në kampionatin amerikan të basketbollit, fitore arritën Miluoki, Sharlot dhe Orlando.