Rimi Gonxhi / LSI është forca politike që kujdeset për të krijuar breza politikë pasardhës, e për ti dhënë shanse të rinjve sepse Rinia është pranvera e vendit

Nisur nga gjendja politike që do të vijojë në vendin tonë dhe roli që rinia do të ketë në këto vite të ardhshme ndihem i dëshpëruar dhe i shqetësuar për të ardhmen tonë. Mjafton të shikojmë çfarë programi ka partia “fituese” dhe çfarë do i ofrojë vendit, por përsëri populli gaboi në votë ose ndoshta u gënjyen nëpërmjet blerjes së votës.

Mjafton të përmend vetëm çfarë u bë me arsimin në këto vite, ku shumë moshatarë tanët nëpër fshatra e komuna nuk mundën dot të studiojnë sepse i mungojnë bangat e shkollës ose karriget, apo matura shtetërore vitin e kaluar që la jashtë mijëra nxënës e stërmundoi familjet shqiptare për të paguar universitetet private.

LSI ishte forca politike që me Kejdi Mehmetaj në Parlamentin e Shqipërisë ngriti zërin ku asnjë s’po shqetësohej e ishin duke përgatitur valixhet e fëmijëve të tyre për t’i çuar të studionin në universitetet më të kualifikuar megjithëse për to arsimi shqiptar është në kushte evropiane.
Politika shqiptare do të vazhdojë traditën ku parlamenti do të “pushtohet” nga biznesmenë, “politikanë” me dosje kriminale apo deputetë “Peshkatar” që nuk i intereson xhepi i popullit të cilën e ka kthyer në një liqen dhe vetëm e “peshkojnë”.

Qeveri e cila e zgjedh ajo popullin e jo populli qeverinë. Por ne fituam, ne fituam sepse ne nuk blemë vota ne i merituam ato vota, ne nuk bëmë skandale duke ushtruar dhunë, ne nuk përdorëm policinë e shtetit për vota, ne fituam sepse shtuam frymën e re, frymën pozitive në kuvend, sot numërojmë më shumë të rinj se sa kurdoherë tjetër në Parlamentin Shqiptarë, LSI është forca politike që kujdeset për të krijuar breza politikë pasardhës, e për ti dhënë shanse të rinjve sepse Rinia është pranvera e vendit, por le të jetojmë me qeverinë e “dimrit të acartë” të vishemi trrashë për ti bërë ballë sepse “ngricat” do të pushtojnë vendin.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al