Riparimi i autostradës, shpërthen Petrit Vasili: E bllokuar, kryeministër damlla që mbledh gjoja ankesa lart e poshtë

Çështja e trafikut të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës po kthehet në një problem serioz, ndërkohë që ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ai që ka reaguar përsëri kundër kësaj katrahure.

Vasili ka rikujtuar edhe njëherë njoftimin e ARRSH-së ditën e djeshme ku thuhej se aksi do të hapej në mesditë, teksa nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Rama.

Deputeti e ka etiketuar atë si një kryeministër damlla që gënjen qytetarët.

POSTIMI:

Autostrada tirane durres e bllokuar,thane qe hapej ne ora 14.00.
Shtet i shkaterruar. Kryeminister damlla qe shkon e mbledh gjoja ankesa lart e poshte dhe gjithe kete farë autostrade se sheh dot.I kane plasur syte.
Deklaruan qe do ta hapnin kete te premten ne ora 14.00.Genjyen qytetaret sa u shqepen keta te mbaruarit e qeverise, sepse autostrada vazhdon e bllokuar.
Dhe ky kryeministri baderdisi miliona euro portale per ankesa,po kjo autostrada eshte e madhe dhe portali i vogel dhe s’hyn dot ankesa.
Kryeminister i leqendisur qe nuk i duhen rruget se bredh me helikopter.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al