Rodrygo Goes ishte afrimi i kësaj vere nga ana e Real Madrid për shifrën e 45 milion eurove.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Marca”, ai kishte shprehur admirimin që ka për futbollistët e skuadrës së Realit, por në veçanti simpatinë që ka për Eden Hazard.

Janë lojtarë të mëdhenj, jam i lumtur që do të luaj me ta. Hazard është lojtari që kam ndjekur gjithmonë. Në sfondin e telefonit kam atë, imagjinojeni unë tani do luaj me të. Nuk më besohet. Jam i sigurt që do të jem nervoz përpara takimit me të, por gjithashtu edhe i lumtur që do ta takoj atë”, deklaroi braziliani.