Ngjyra e shtëpisë është një shkak, i cili na ndihmon për të qenë të qetë dhe mirë me veten.

Sipas një studimi të fundit rezulton se ngjyra që ne i japim shtëpisë ka një ndikim të dukshëm në shëndetin tonë.

Në bazë të ngjyrës identifikohen dhe problemet që lindin, siç mund të përmendim ngjyrën e hapur dhe mbajtja e dritave ndezur dëmton ciklin natyral të gjumit dhe krijon shqetësime gjatë tij.

Ngjyra portokalli dëmton gjendjen tonë mendore duke shkaktuar stres, ndërsa ngjyra e kuqe shkakton ankth të vazhdueshëm pothuaj te të gjithë njerëzit.

Ndërkohë një tjetër efekt i ngjyrave është dhe fakti se ato shtojnë oreksin duke iu bërë që të hani shumë dhe të shtoni në peshë.

Studiuesit kanë arritur në konkluzion se ngjyra më e mirë për një ambient shtëpie është bluja e hapur, ose e kaltër, si dhe ngjyra klasike dhe e bardha.