Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë me fanellën e Juventusit, kundër ekipit të Sassuolos.

Pas tre ndeshjesh pa shënuar asnjë gol, Ronaldo ka arritur të thyejë “mallimin” me një gol tepër të lehtë për t’u shënuar, falë një krosimi në zonë dhe konfuzionin e mbrojtjes së ekipit kundërshtar.

Massimiliano Allegri u shpreh dje se kjo do të ishte dita kur Ronaldo do shënojë, falë edhe një pune të madhe të ekipit për ta nxjerrë lojtarin 100 milionësh prej thatësirës.