Prej ditësh jashtë vëmendjes së mediave, por “Mirror” vjen me një lajm vërtetë të bujshëm.

Jose Mourinho mund të rikthehet të trajnojë në Premier League. Por ndryshe nga herët e kaluara, ku “Special One” ka drejtuar skuadra si Chelsea e Manchester United, portugezi ka përfunduar në një skuadër të vendeve të ulëta në tabelë.

Newcastle ka larguar nga pankina, Rafa Benitez dhe Sheikh Khaled, i cili është i interesuar për të blerë klubin, e ka Mourinhon në krye të listës së dëshirave. Mourinho nuk drejton një skuadër prej muajit dhjetor, ku u shkarkua nga stoli i Manchester United për shkak të rezultateve negative.