Njohja e fytyrës bëhet e detyrueshme për këdo që regjistron një kontratë me telefoninë mobile.

Është kjo rregullorja e re, e lajmëruar në muajin shtator dhe që do të vihet në zbatim qysh nga muaji dhjetor.

Por në të vërtetë synimi është që të verifikohen dhe të skedohen qindra milionë përdorues në Kinë, të cilët përdorin internetin nëpërmjet celularit të tyre.

Kur të regjistrohen kontrata të reja të blerjes së celularëve, njerëzit duhet të tregojnë kartën e tyre të identitetit dhe të fotografohen. Por ndërkohë do të kenë edhe fytyrat e tyre të skanuara për të verifikuar nëse korrespondojnë me të dhënat e furnizuara.

Rregullorja e re është miratuar nga Ministria e Induastrisë dhe Teknologsë, në mënyrë që të garantojë që qeveria të identifikojë të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile.