Policia e Elbasanit arreston 50-vjeçarin, pasi ka ushtruar  dhunë fizike duke  goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi N.J., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë konfliktit me bashkëshorten dhe djalin, shtetasi N.J është dëmtuar edhe vetë, por edhe vëllai i gruas, që ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Të katër shtetasit  kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.