Një 28 vjeçar shqiptar me inicialet E.B, dyshohet se është rrahur mbrëmë nga tre persona në veri të Mitrovicës.

Për shkak të plagëve  të marra, kosovari  është shtruar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se autorët i kanë rrëmbyer edhe makinën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në veri të Mitrovicës. Burime të KosovaPress-it teksa kanë treguar momentin kur mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate tre persona që flisnin në serbishte e kanë rrahur viktimën, ia kanë marr veturën Golf VI, duke e lënë në rrugë dhe në gjendje kritike.

Sipas këtyre burimeve, viktima pas trajtimit mjekësor në jug të Mitrovicës, ka shkuar së bashku me avokatin në stacionin policor në veri, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jap deklaratë.