Së shpejti, kontrolli i telefonit përgjatë ecjes në rrugë mund të bëhet veprim i paligjshëm në qytetin Yamato, të Japonisë Qëndrore.

Bazuar në disa hulumtime, anëtarët e këshillit të qytetit kanë vendosur të votojnë mbi një propozim për ndalimin e aktivitetit të këtillë, pasi një numër i madh i njerëzve po kontrollojnë telefonat përgjatë ecjes.

Sipas mediumit japonez Sora News 24, hulumtuesit vështruan gjashtë mijë njerëz në dy stacione treni duke ecur.

Ata konfirmuan se 12 për qind e tyre po kontrollonin telefonat.

Sipas anëtarëve të këshillit të provincës japoneze, kjo ka çuar në rritjen e numrit të aksidenteve në mesin e banorëve japonez.

Nëse votimi tejkalon në qershor, Yamato do jetë qyteti i parë në Japoni që ndalon kontrollimin e telefonit duke ecur në publik.

Në rast aprovimi, ligji do futet në fuqi më 1 korrik.