Mjeku i njohur Tritan Kalo bën apele të forta për qytetarët në një kohë që rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm javën e fundit duke e çuar në total numrin në 89.

Kalo u kërkon  ndihmë qytetarëve duke u bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social.

“Është një situatë preokupuese, por ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh”, shkruan ai.

Kujtojmë se sot në vendin tonë është shënuar dhe një tjetër viktimë nga koronavirus duke e çuar në total numrine  të vdekurve në 4.

Postimi i Kalos:

Edhe pse e Djelë 22 Mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë….Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domozdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19…..

NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social….Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë…..SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!