Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me COVID 19 në vend, 146 të infektuar, 88 raste vetëm në Tiranë, 3 RËNDË
11:31 | 25 Mars 2020
Arrin në 146 numri i të prekurve me Covid 19, nga të cilat 88 raste vetëm në Tiranë. Mësohet se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Janë regjistruar 23 raste të reja në 24 orë, 146 të prekur nga COVID-19 nga të cilët 72 të shtruar në spitalin infektiv. Deri tani raportohen 17 të shëruar pas testeve konfirmuese .
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 83 qytetarë
- Durrës 9 qytetarë
- Lushnje 4 qytetarë
- Elbasan 3 qytetarë
- Fier 14 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 4 qytetarë
- Korcë 11 qytetarë
- Vlorë 5 qytetarë
- Shkodër 3 qytetarë
- Lezhe 4 qytetarë
- Berat 1 qytetarë
- Has 2 qytetarë
- Krujë 1 qytetar
Ne Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.