Pasditja e sotme është shoqëruar me shtrëngata shiu në zonat malore të Klosit.

Në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, shkarkimi i rrufesë goditi një tufë bagëtie e cila ndodhej në mal në kullotë.

Për pasojë 28 krerë dhi kanë ngordhur në vend për shkak të goditjes nga rrufeja.

Për fat të mirë çobani i tyre shtetasi me inicialet H.Z nuk ka pësuar asgjë pasi në momentin e shkarkimit të rrufesë ndodhej larg vendit ku po kulloste bagëtia.