Aksi rrugor që lidh Divjakën me segmentin Lushnje-Rrogozhinë të autostradës është vetëm 16 km e gjatë, por gropat nuk mungojnë as në dimër dhe as në verë.

Rruga që pjesën më të madhe kalon pranë Çermës, në verë frekuentohet nga pushuesit, të cilëve u duhet të kalojnë nëpër gropa të shumta në aksin e amortizuar. Por, në çdo stinë, më të vështirë e kanë fermerët që transportojnë prodhimet bujqësore drejt tregjeve.

Banorët e Çermës thonë se pa kaluar 4 ditë nga mbushja e gropave, ato hapen përsëri.

Kjo është e vetmja rrugë që lidh 7 fshatrat e Çermës me autostradën dhe për herë të fundit është rikonstruktuar 6 vjet më parë.