Deputeti Ervin Salianji ka publikuar sipas tij përgjimet për Taulant Ballën, si ka folur me drejtorin e Policisë së Fierit dhe me persona të tjerë.

“XhafajGate! Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare Deri tani kemi parë shumë pak”, shprehet Salianji.

Përgjimet e publikuara nga Salianji: