SALLATË ME BULLGUR

Përbërësit

• ½ kupë bullgur

• 1 kupë ujë

• 1 domate mesatare

• 1 spec i freskët i kuq (opsional)

• 1 rrepë (opsionale)

• 30 g djath i bardhë (opsional)

• ¼ – ½ tufë majdanozi

• 1 lugë gjelle (tbs) fara luledielli

• 1-2 lugë gjelle (tbs) lëng limoni, në varësi të se sa ju e pëlqeni shijen e athët

• 1 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri

• Kripë

• Piper

Përgatitja

1 Vendosni bullgurin të ziej në një tigan të thellë në zjarr mesatar bashkë me ujin dhe lëreni të arrij pikën e vlimit. Pasi ka arritur pikën e vlimit, uleni temperaturën dhe lëreni të ziej për rreth 15-20 min, ose deri sa i gjithë uji të jetë thithur nga bullguri, dhe bullguri të jetë zbutur, por ende ta ruaj formën.

2 Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

3 Ndërkohë, përgatisni përbërësit e tjerë. Pastroni dhe prisni në copëza të vogla domaten, specin dhe majdanozin dhe vendosini në një enë të thellë.

4 Pastroni dhe prisni në feta rrepën, gjithashtu thërrmoni djathin dhe shtojeni në enë.

5 Shtoni bullgurin, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe farat e lulediellit dhe përziejini të gjitha mirë.

6 Shtoni kripë dhe piper sipas shijes suaj dhe shijojeni.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al