Samsung tashmë pranoi se po punon në një telefon të palosshëm dhe madje tha se pajisja nuk do të jetë një mashtrim . Ajo që kompania nuk kishte thënë ishte se kur mund të prisnim që të lansonte këtë pajisje shumë të pritur. Tani, kompania ka shuar të gjitha spekulimet lidhur me telefonin e palosshëm.

Drejtori i telefonisë mobile të Samsung, DJ Koh, ka konfirmuar se kompania do të lansojë telefonin e tyre të palosshëm  këtë vit. Ai shtoi se është koha që Samsung të “dorëzojë” një pajisje të palosshme pasi sondazhet e konsumatorëve të bëra nga kompania zbuluan se ka një kërkesë në treg për këtë lloj telefoni.

Raportet e mëparshme kishin sugjeruar se kompania mund të nisë telefonin e palosshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithatë, mes raportimeve se rivalët kinezë mund ta shpallin diçka të ngjashme në treg, Koh tha tre javë më parë se Samsung do të donte të ishte prodhuesi i parë në botë për të shpallur një telefon të duhur të palosshëm.

Pra, nuk është surprizë që kompania ka vendosur tani ta zbulojë këtë pajisje në muajt e ardhshëm. Një datë e konfirmuar e lansimit ende nuk është ofruar, por Koh tha se pajisja mund të zbulohet në Konferencën e Zhvilluesve të Samsung. SDC 2018 zhvillohet më 7-8 nëntor në San Francisko, Kaliforni.

Koh nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth karakteristikave dhe specifikimeve të telefonit të palosshëm. Ai gjithashtu nuk tha se sa mund të kushtojë kjo pajisje.