Sëmundja e gjedhit, Ferro: Javën tjetër nisin lehtësirat

Ministria e Bujqësisë do të lehtësojë masat ekstreme të marra pas përhapjes së sëmundjes së gjedhit, siç njihet ndryshe “dermatoza nodulare”

Edi Ferro, drejtor i Veterinarisë pranë ministrisë së Bujqësisë, zbuloi në Ora Neës se javën që vjen pritet të vendoset lejimi i therjes së gjedhëve të fermave. Por do të mbetet në fuqi urdhëri për tregjet e kafshëve të gjalla

Edi Ferro:Do rishikohet urdhri javën që vjen për lehtësimin e therrjes së vicave nga ferma në thertore. Do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi urdhri për bllokimin e tregut të kafshëve të gjalla, deri në një fazë të dytë.

Do hapen të gjithë tregjet që plotësojnë kushtet higjenike për të qenë të hapura

Fermerët e dëmtuar do të kompensohen me gjedhë dhe jo financiarisht, dhe për këtë duhet të presin deri në vënien e sëmundjes nën kontroll të plotë.
Edi Ferro: Të gjithë fermnerët që janë të dëmtuar nga kjo sëmundje do kompensohen me krerë por jo në këtë moment por në një fazë të dytë

Me 1396 krerë të prekur nga sëmundja, vetëm 170 kafshë të asgjësuara, përballë 175 mijë të imunizuarave dhe 90 mijë të tjera që do vaksinohen, Ferro tha se masat e Ministrisë së Bujqësisë rezultuan të suksesshme.

Burimi:( oranews.tv/ E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al