Ish kampjonia e tenisit Serena Williams është rikthyer tek fitoret pas më shumë se 3 vitesh, një çmim që do ta dhurojë në ndihmë të zjarreve në Australi.

23 herë fituesja e Grand Slam mundi amerikanen Jessica Pegula në çmimin Auckland Classic me rezultatin 6-3, 6-4.

Pas fitores ajo deklaroi në një intervistë se do të dhurojë paratë e fituara në ndihmë të të prekurve nga zjarret në Australi.

“Ndihem shumë mirë. Ka kaluar shumë kohë pa fituar, madje mund ta shohësh entuziazmin në fytyrën time. Ka luajtur për një kohë të gjatë dhe tashmë jam shumë e lumtur për të bërë diçka që dua. Paratë do i dhuroj për Australinë” – shprehet 38 vjeçarja.

Ndërkohë dhe kampioni i tenisit për meshkuj, Roger Federer ka reaguar për ndryshimet klimatike duke përmendur dhe aktivisten Greta Thunberg. Ai nënvizon se situata është tepër kritike.

Shumë aktivistë i janë vënë kundër lojtarit për marrëveshjen e tij me kompaninë Credit Suisse e cila prodhon shumë gazra në atmosferë.