Arturo Vidal përflitej për një largim nga Barcelona. Për mesfushorin kilen interesohej Interi.

Mirëpo pas ardhjes së trajnerit, Quique Setien çdo gjë ka ndryshuar dhe Vidal do të qëndrojë tek blaugranët.

Sipas “Sport” mësohet se tekniku i ri u ka kërkuar drejtuesve që asnjë lojtar mos të largohet nga skuadra, ndërsa u ka thënë se ka nevojë për një tjetër sulmues deri në qershor pasi Luis Suarez do të mungojë për një periudhë të gjatë.