Nga Elio Laze

Presidenti Meta si përfaqësues i popullit!

Institucioni i Presidentit të Republikës është garant i Kushtetutës së vendit, është përfaqësues i unitetit të popullit,është Kryetar i Forcave të Armatosura, është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë etj, por nuk është i zgjedhur nga populli. Eshtë i votuar nga partitë politike në Parlament.
E kundërta ndodh me institucionin e Kryeministrit të vendit. Votat e popullit për x apo y parti, zgjedhin kryeministër individin që votohet më shume. Pra, kryeministri është drejtpërsëdrejti përfaqesuesi yne.
Por fatkeqsisht prej më shumë se 5 vitesh kryeministri ynë që është votuar nga njerëzit dhe me premtime për njerëzit, zgjedh të punojë për miqtë, familjarët, bandat dhe oligarket. Dhe ata që e kanë zgjedhur duke i dhënë timon e tepsi vetëm, as i sheh me sy. Atyre ia mori shpirtin me taksa, koncensione e lloj e soj marifetesh që vetëm i zvogëlojne xhepat e i hapin siklete.
Një nga rastet më tipike është historia me teatrin Kombëtar. Ia vunë syrin zonës për ta bëre kulla e biznese. E u bënë qindra skema e u thanë miliona fjalë. Eshtë projekt i Bjarkut, është nevojë, është kërkesë e aktorëve, është emergjencë e dreq e të bir thanë e sajuan. Por palet nuk u bindën. Përdorën forcën e kartoneve dhe e miratuan nje ligj dhe e dërguan herën e parë në Presidencë.

Por morën nje JO të prerë nga Presidenti Ilir Meta i cili vulosi shprehjen e tij: “Kushtetuta qëndron mbi cdo kulle”.
Erion betoni nuk u ndal. Besën që i ka dhënë Çimit do e cojë deri në fund. E ridërgoi sërish Rama në Parlament. Ky! Kryeministri, i zgjedhuri i popullit, të cilit populli po i thotë JO ndërtimit të kullave të Cimit në atë zonë. Por nuk ndalet i pangopuri. Sërish forca e kartoneve e miraton dhe për “dreq” duhet ta dërgojnë sërish pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Tek i njëjti President që i tha JO herën e parë.

E skishte si të ndodhte ndryshe. Një institucion që nuk është noter i epsheve të qeveri-bashkisë, do të thoshte JO edhe herën e dyte. Sërish Ilir Meta tha: Kushtetuta qëndron mbi cdo kullë!
Dhe ky është fundi i një tragji-komedie që po luhet për Teatrin.
Kryeministri, ky i zgjedhur i popullit sillet si drejtori i përgjithshem i Oligarkeve, ndërsa Presidenti i vendit i zgjedhur nga vota partiake po sillet si i zgjedhur i Popullit.
Faleminderit zoti President!