Shaqir Gjuzi: Vota është zëri yt prandaj duhet të votojmë numrin 1

Opinion nga Koordinatori i  LRI Durrës,Shaqir Gjuzi

Aty ku shpirti gjen qetësinë, ku çdo njeri është pranë teje dhe të gjendet afër në vendin ku bashkohet një familje e madhe. Ky është rrethi jonë i madh , i njerëzve me besim dhe dashuri. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Atë çka njeriu kërkon prej vitesh ato vlera si dashuria dhe miqësia un i gjeta këtu tek kjo familje e madhe. Ndjehem shumë më fat që jam pjesë e kësaj familje dhe pjesë e një rinie pa intriga apo fjalë boshe. Çdo fjalë e jona buron nga zemra, nga dashuria për njerëzit dhe për vendin tonë. Ju ftoj të gjithëve bashkëmoshatarëve të mij dhe gjithë shqipëtarëve që  të ngrehemi për ta çuar vendin tonë drejt një suksesi të madh me rininë e përkryer që na mbështet.

“Vota është zëri yt” me 25 qershor e gjithë Shqipëria duhet të votojë numrin 1,  Lëvizjen Socialiste për Integrim. Lsi mbetet forca e parë dhe numri një jo vetëm në listë,  por edhe për shansin që i jep rinisë të kontribuojnë në ndryshimin e vendit. Me votë në 25 qershor do të konfirmohet dhe një herë uragani i ndryshimit , uragani LSI. Një parti që ofron shanse punësimi dhe mundësi të reja zhvillimi për vendin tonë. Tanimë qytetarët nuk kanë nevojë për premtime të kota dhe boshe, atyre i nevojitet një mbështetje, një derë e hapur ku ti dëgjohet zëri për çdo hall e shqetësim. Pushteti do të qëndrojë në dorë të rinisë! Qeveria duhet të jetë e qyetetarëve shqipëtarë! Do të jetë ajo qeverisja e vendit sepse vetëm rinia me shkollimin e duhur,  me energjinë dhe vullnetin që ka do të sjellë ndryshimin. Lëvizja Socialiste për Integrim është një ekip i madh dhe në saj të punës që ka bërë meriton të jetë numri 1, forcë e parë për gjithë Shqipërinë. Do të jetë vizioni i rinisë që do të mposhtë partitë e tjera duke përmbysur kështu oligarkinë dhe partitë e vjetëra. Besimi se reformat e ndërmarra do jenë nismëtare të një rrugëtimi të gjatë ndryshimi. Një ndryshim që do të jetë shansi yne, i të gjithëve, I rinisë së mrekullueshme durrsake . Me 25 qershor unë votoj Lsi. Të gjithë ne meritojmë të jemi të parët dhe këtë mundësi na e ofron vetëm numri 1 Lëvizja Socialiste për integrim. Në 25 të shkojmë dhe të hedhim votën në kutinë e shpresës së vendit dhe të ardhmes!

(Burimi: Integrimi.al/ Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al